HomePolitikeLefter Maliqi i zhgënjyer me prezantimin që i bënë në Berat: Kam...

Lefter Maliqi i zhgënjyer me prezantimin që i bënë në Berat: Kam 20 vite karrierë, s’më denigron asnjë “kodosh politikan”

spot_img

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha mbrëmjen e djeshme ishte në Berat ku prezantoi kandidatët e ‘Aleanca Shqipëria Madhështore‘.

Mes kandidatëve është dhe Lefter Maliqi i cili ka reaguar ditën e sotme për të shprehur një pakënaqësi gjatë prezantimit të tij para demokratëve në Berat.

“Leftër Maliqi – oficer”, ky ishte prezantimi i bërë për kandidatin e Berishës në hapje të fushatës elektorale në Berat.

Përmes një reagimi në facebook, Maliqi shprehet i keqardhur për këtë prezantim aspak “dinjitoz” sipas tij, ndërsa shkruan se “me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!”

Reagimi i plotë i Lefter Maliqit:

Të dashur miq ju njoh me CV time! Keqardhje për prezantimin e padenjë dje në Berat, në hapjen e fushatës.

Ju sqaroj se figurën time, me 20 vite karrierë politike, s’mund t’a denigrojë asnjë ‘kodosh politikan’ në thonjëza pa vota. Uragani nuk ndalet!

Lefter Maliqi; lindur në Berat me 03.09.1972.

I martuar dhe me dy fëmijë (dy vajza).

Arsimimi: 1987-1991 Shkolla e mesme ushtarake “Skenderbej”

1991-1993 “Akademia e Mbrojtes”,

1993-1996 “Akademia e Policise”,

2005-2006 Instituti Demokratik Amerikan,

2007-2008 “Kolegji i Lartë i Mbrojtjes (NATO),

2011-2013 Master Shkencor në “Studime Europiane” pranë Fakultetit Filologjik të Universitetit të Tiranës dhe me dhjetra trajnime per policinë e shtetit, pushtetin lokal dhe politikën.

Karriera: 1996-2005, Shef policie rendi, Shef policie kriminale, Shef komisariati në 9 qytete të Shqipërisë si: Shkodër, Mirditë, Lushnjë, Tepelenë, Gramsh, Kuçovë, Skrapar, Berat, Tepelenë, Gjirokastër

Pedagog në Akademinë e Policisë me gradën ‘Major’.

2007-2009 Kryetar i Komunës më të madhe në Qarkun Berat, në Otllak, me fitore të thellë, kundra PS dhe PD.

2009-2013 Deputet i Kuvendit të Shqiperisë për Qarkun Berat me rezultat të thellë fitoreje.

2017-2019 Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm i Burgjeve,

2019-2021 Deputet në mandatin e dytë në Kuvendin e Shqipërisë.

2023- Kandidat për Bashkinë Kuçovë

Aktualisht Drejtues Politik i Qarkut Berat dhe Kandidat për Deputet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular