Nga Eduard Kelmendi
Shqipëria gjate këtyre 34 viteve të tranzicionit nuk ka arritur të këtë atë zhvillim, atë progres të pritshëm nga shqiptarët kur u ngritën të rrëzonin diktaturën. Fatkeqësisht çfarë erdhi më pas ishte e gjitha e kontrolluar nga disa duar majtas-djathtas dhe kjo ka bërë që vendi ynë të mos jetë në lartësinë që meriton Politika tek ne ka qenë konfliktuale persa i përket poshtë në bazë te anëtarësia, ndërsa lart aktorët politike janë marrë gjithnjë vesh mjaft mirë për interesat e tyre të ngushta dhe jo të shtetbërjes. Në rotacionin e pushtetit kur ai është realizuar qofte me tërheqjen e njërës pale (sepse zgjedhje të lira me standarde ky vend nuk ka patur), iu është bërë qejfi militantëve duke ju bërë qoka me punësimet në administratën e shtetit. Asnjë prej forcave politike nuk ka patur vullnet dhe kriter ngritjen e një administrate të kualifikuar në nivel vendor dhe qendror, por edhe në institucionet e tjera si ato të pavarura apo ato të drejtësisë. Është ky një problem jo i vogël që i ka dhënë kosto ngritjes se shëndosh të strukturave të administratës shtetërore, kjo edhe si një kusht për përafrimin me standardet e BE.
Forcat politike menjëherë pas zgjedhjeve te radhës kanë mbushur sektorët e pushtetit me militante, me ata te cilët iu kanë sjell thesin e votave jo me dëshirën e lirë apo vlerësimin e zgjedhësit. Fituesi sigurisht që ka të drejtën të ngrejë një administratë me të besuarit e tij për të arritur synimet dhe realizuar premtimet sipas programit që iu ka dhënë zgjedhësve para zgjedhjeve, por edhe brenda radhëve ka nevojë për një sitë, për të kaluar në filtër më profesionistët dhe të besuarit dhe jo kamikazët politikë. Kjo duhet të ndodh, që në zyrat e shtetit qytetarët pa dallim bindjesh, kur të trokasin të gjejnë një nëpunës profesionist, një të shkolluar sipas profilit dhe detyrës që mban, një të edukuar me etike zyrtare, dhe jo një militantë të verbër që sheh vetëm me syzet e partisë-DUKE KRYER VEPRIME NE KUNDERSHTI ME LIGJIN.
Për fatin tonë të keq, në Tiranë, por dhe kudo në Shqipëri ka patur një sjellje partiake ndaj administratës Por çfarë është më e keqja edhe ndaj institucioneve të tjera si ato të drejtësisë. Pa miratimin më lart të zyrtarëve partiakë nuk emëroheshin drejtuesit në administratë në nivele të ndryshme, për te mos thënë që kjo me Rilindjen në pushtet zbriti deri tek niveli i punonjësve ndihmese si sanitare etj. Kjo është e turpshme dhe duhet sa më shpejt të marr fund nëse duam vërtet të shkojmë drejt familjes së madhe europiane Përpara reformës në Drejtësi, sipas analizave te ndryshme ne media por dhe ne debate politike midis forcave politike në masivitet prokurorë dhe gjyqtarë emëroheshin edhe nga politika sipas radhës përmes te institucionit te KLD që kontrollohej politikisht nga mazhoranca e cila me shumice votash zgjidhte presidentin e radhës! Emërime të tilla politike, bazuar jo në meritokraci, por sa i shërben strukturës partiake, apo raste te emërimeve me mënyra jo te rregullta nga KLD për tu bërë pjesë e drejtësisë, kanë bërë që prej të tillë zyrtarëve në institucione te ndryshme si bashki apo dhe ne struktura drejtuese ne qeveri, të ketë një arrogancë. Kjo sepse ata janë të detyruar të mos sillen profesionalisht në zbatim të detyrave që iu përcaktohen në ligj, rregullore, por duke zbatuar porositë e atij individi ose strukture që i kanë besuar karrigen për menaxhimin e administratës për krijimin e veprimeve abuzive ne raport me ligjin dhe ne shume raste tejkalimin e kompetencave qe i jep ligji.Kemi parë shpesh në terren sjellje brutale të administratës ne raport me qytetarët deri në konflikte te ndryshme, mosdhënie shërbimi në sportele, njerëz që sorollaten me vite e vite për të zgjidhur një të drejtë të tyre prej administratës shtetërore dhe nuk ia kanë dal te zgjidhin problemin përkatës.Fytyra e një shteti është sjellja e zyrtarit ndaj qytetarit. Ndaj ka ardhur koha që meritokracia dhe ndershmëria te jene themeli i administratës. Teksa i ofrohemi BE, kjo duhet të ndodh që qytetari shqiptar te ndjehet i sigurt për zgjidhjen e kërkesës sipas ligjit të marr shërbimin qetësisht në institucionet e shtetit pa ngarkesa te ndryshme (raste te veprimeve korruptive) për te cilët paguajnë taksat>
Koha ka ardhur koha është tani,Votoni Koalicionin Euroatlantik.Votoni për Tironen, Votoni kandidatin,Eduard Kelmendi.