Pas rreth katër muajsh, shumë emocionesh, dinamikash dhe ngjarjesh që “mbërthyen” publikun para ekranit, mbyllet sot rrugëtimi i sezonit të katërt të “Big Brother Vip” që theu çdo rekord.
Sonte në orën 21:15, spektakli më i ndjekur në Shqipëri kurorëzon një rrugëtim të gjatë, teksa një prej finalistëve mes Eglit, Rozanës, Laertit dhe Gjestit do shpallet fituesi.
Finalja e sotme premton surpriza që nuk duhen humbur. Përveç studios kryesore, ku spektakli është zhvilluar që prej 21 dhjetorit 2024, sot do të ketë dhe një studio paralele, në të cilën do të perforomojnë artistë të përzgjedhur dhe të ftuar specialë.
Besa Kokëdhima, Tiri, Klajdi, Redon, Kelly, Vserlo, Petro, Riki dhe Gjesti do të performojnë këngët e tyre më të reja, duke e kthyer spektaklin edhe në një koncert të veçantë. Ashtu si në tre sezonet e mëparshme, “Vëllai i Madh” ka rezervuar surpriza të mëdha për të katërt finalistët, që do të prekin zemrat e të gjithëve.