HomeSportRealizoi golin e vetëm të sfidës dhe fitoi 7 duele me kundërshtarët,...

Realizoi golin e vetëm të sfidës dhe fitoi 7 duele me kundërshtarët, heroi Marash Kumbulla zgjidhet “Lojtari i Ndeshjes”/ Ja nota dhe statistikat

spot_img

Marash Kumbulla ishte heroi i Espanjolit në triumfin 1-0 ndaj Getafes, në duelin e vlefshëm për javën e 32-të të La Ligës. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare shënoi golin e vetëm të sfidës në minutën e 39-të, duke i siguruar 3 pikë tepër të rëndësishme skuadrës së tij.  

Kumbulla Marash

Ky ishte goli i tretë në La Liga për Kumbullën, i cili u zgjodh edhe “Lojtari i Ndeshjes”, nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Shqiptari u vlerësua me notën 8.1, teksa përveç golit, arriti të fitonte edhe 7 nga 9 duelet në total me kundërshtarët. Kumbulla u zëvendësua në minutën e 72-të të ndeshjes.  

WhatsApp Image 2025-04-18 at 23.03.33
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular