Nën organizimin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, në Tetovë u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të UÇK-së. Kjo ngjarje, e para e këtij lloji, i kushtohej veprimtarit dhe atdhetarit të shquar, Azgan Haklaj, aktualisht kandidat për deputet nga Koalicioni Euroatlantik.
Në këtë aktivitet morën pjesë figura të njohura të skenës politike dhe shoqërore, familjarë të dëshmorëve dhe qytetarë të shumtë që erdhën për të nderuar sakrificën dhe veprën e atyre që dhanë gjithçka për çështjen kombëtare.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, shprehu mirënjohjen dhe respektin e thellë për të gjithë ata që kontribuan për lirinë dhe dinjitetin kombëtar.
Postimi i plotë i Ali Ahmetit në Facebook:
Sot në Tetovë nën organizimin e SHVL të UÇK-së, u mbajt një akademi solemne kushtuar heronjve të heshtur të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare, atyre që pa zë, por me zemër të madhe, dhanë gjithçka për çështjen kombëtare – deri në vetëflijim.
Kjo akademi, e para e këtij lloji, iu kushtua veprimtarit të shquar dhe atdhetarit të madh, Azgan Haklaj, njëri prej figurave më të ndritura që dha një kontribut të jashtëzakonshëm për çlirimin dhe dinjitetin tonë kombëtar.
Lavdi të përjetshme heronjve të heshtur!
Nderim për Azgan Haklajn dhe të gjithë bashkëveprimtarët e tij!