Egli është finalistja e radhës që hapi Kutinë e Artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale.
Në të gjendej një yll. Pasi hapi kutinë, finalistja u surprizua nga motra e saj.
“Kam qenë një nga njerëzit që të kam thënë mos u kthe. Sot jam këtu të të them që e kisha gabim. Ke bërë gjënë më të mirë që je rikthyer që të dalësh ashtu siç e meriton”, tha motra e Eglit.
“Që kur jam futur kam qenë në frikë nga barra që kisha. Atë e superova, por nuk munda të superoja mendimet që i kisha tek ti dhe e gjithë familja. Mendoj që jam kthyer dhe e kam bërë vetën të qesh sërish. Dhe ja arrita vetëm me forcën që më dhatë ju”, u shpreh Egli.
Pas surprizës nga motra Egli shkoi drejt studios së Big Brother VIP, ku u surprizua nga disa personazhe publik, që treguan mbështetjen e tyre duke i thënë se fakti që ajo e përballoi rrugëtimin e saj me zemër të hapur dhe iu dorëzua dashurisë nuk është dobësi, por guxim.
Në fund, Egli u surprizua nga mamaja e saj e cila i tha se rrugëtimi i saj ka treguar se nuk është e rëndësishme sa herë rrëzohesh, por sa herë dhe sa e fortë ngrihesh.
“Zemra ime, unë dhe babi jemi shumë krenarë për ty. Krenarë për vajzën që kemi edukuar, për vajzën që ka treguar në këtë format se është shumë e fortë, që kur rrëzohet ngrihet edhe më e fortë. Për vajzën me shpirtin e madh, të pastër, shumë e ndjeshme, jemi shumë krenar për ty zemra ime”- tha e ëma e Eglit në mesazhin e saj për të bijën.