HomePolitikeEndri Hasa nga Kalaja e Elbasanit: “Aset kulturor i pashfrytëzuar, i lënë...

Endri Hasa nga Kalaja e Elbasanit: “Aset kulturor i pashfrytëzuar, i lënë në harresë prej 12 vitesh”

spot_img

Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në qarkun e Elbasanit, Endri Hasa, ka zgjedhur kalanë historike të qytetit si simbol të gjendjes së trashëgimisë kulturore në këtë bashki. Në një postim të shpërndarë në rrjete sociale, ai ka ngritur shqetësimin për mosvëmendjen që, sipas tij, kjo zonë ka marrë gjatë 12 viteve të fundit.

“Kalaja është jo vetëm një krenari për qytetin por është edhe një aset i jashtëzakonshëm kulturor dhe ekonomik, i pashfrytëzuar dhe i lënë në denigrim në 12 vite qeverisje,” shkruan Hasa, duke theksuar se Elbasani ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit, por mungon vullneti dhe vizioni për ta kthyer këtë pasuri në një motor zhvillimi.

Kandidati euroatlantik shfaqet në një pauzë të shkurtër kafeje në Kalanë e Elbasanit, pas takimeve me qytetarë në çdo lagje dhe fshat të bashkisë. Ai nënvizon se përfshirja e të rinjve është thelbësore në këtë proces ndryshimi.

Në përfundim të postimit, Hasa u bën thirrje qytetarëve të besojnë te Shqipëria dhe të votojnë për një alternativë që, sipas tij, sjell shpresë dhe zhvillim.

Postimi i plotë i Endri Hasës:

☕️ Kafe te Kalaja Elbasanit
Pauzë e shkurtër pas takimeve në çdo lagje dhe fshat të Bashkisë Elbasan me të rinjtë e Koalicionit Euroatlantik.
Kalaja është jo vetëm një krenari për qytetin por është edhe një aset i jashtëzakonshëm kulturor dhe ekonomik i pashfrytëzuar dhe i lënë në denigrim në 12 vite qeverisje!

Beso te Shqipëria
✅ Voto Nr. 4️⃣ – Koalicioni Euroatlantik
✅ Voto Endri Hasa

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular