HomeAktualitetHapet zjarr në ringun e përleshjes së gjelave, vriten 12 persona në...

Hapet zjarr në ringun e përleshjes së gjelave, vriten 12 persona në Ekuador! Katër të arrestuar

spot_img

Policia në Ekuador kanë arrestuar katër persona në lidhje me sulmin e armatosur në një arenë ku po organizoheshin përleshje të gjelave, ku mbetën të vdekur 12 persona, raporton BBC.

Armë dhe uniforma ushtarake u sekuestruan në operacionet policore në provincën veriperëndimore të Manabit të premten, një ditë pas sulmit në komunitetin rural të La Valencia.

Pamjet e sulmit, të shpërndara në rrjetet sociale, shfaqën persona të armatosur duke hyrë në ring dhe duke hapur zjarr, teksa spektatorët e tmerruar provonin të fshiheshin.

Raportimet në mediat lokale raportojnë se sulmuesit e veshur në uniforma ushtarake ishin pjesë e një grupi kriminal, rivalët e të cilit ishin në arenën ku po mbaheshin përleshjet e gjelave.

Rreth 20 banda kriminale besohet se operojnë në Ekuador, duke rivalizuar njëra-tjetrën për kontrollin e rrugëve të drogës.

Presidenti i Ekuadorit, Daniel Noboa, ka thënë se afërsisht 70 për qind e kokainës në botë tanimë kalon përmes porteve detare të Ekuadorit, para se të niset për në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular