E kemi cilësuar si një ndër femrat më të bukura dhe jo pa arsye. E kemi fjalën për Jori Dellin, e cila ka treguar se veç pamjes sensuale ka edhe një natyrë shumë solare. Modelja, jetën dhe karrierën e saj e ka të ndërtuar në Itali, ku me shumë bujë është përcjell edhe lidhja e saj me Fred De Palma.
Çifti është bashkë prej disa kohësh, duke e jetuar këtë histori edhe publikisht. Këtë javë, Jori ka nisur pushimet në Kenia. Modelja ka postuar shumë në rrjetet e saj sociale nga kjo eksperiencë, ku duket se po e shijon këto ditë në Afrikë. Por ajo që ndjekësve dhe jo vetëm i ka tërheq vëmendjen është mungesa e partnerit të saj në këto ditë. Vetë Jori ka zbuluar se në këtë udhëtim shoqërohet nga mikeshat e saj, por edhe miqtë, ku edhe i ka etiketuar në Instagram. Por fansat menjëherë kanë nisur me pyetjet se ku gjendet Fred këto ditë dhe pse nuk ka shkuar me të për pushime. Kaq ka mjaftuar që të nisin edhe aludimet se mes dyshes ka një krizë të këtij raporti.

Por, nëse i hedhim një sy rrjeteve sociale, ata ende ndiqen me njëri-tjetrin. E teksa Jori ka zgjedhur të postojë këto ditë, Fred ka qenë më i heshtur në Instagramin e tij, duke mos bërë asnjë postim prej shumë ditësh. Jori nuk ka postime me Fred në rrjetet e saj sociale, ndërkohë që këngëtari i njohur italian, ka disa foto nën shoqërinë e partneres së saj. Njohja me Fred De Palman nuk ka qenë aspak siç mund ta keni menduar, përkundrazi. Ngjan me një histori filmi ajo që ka ndodhur 7 vjet më parë mes Jorit dhe reperit të njohur italian, të cilët tashmë janë shumë të dashuruar me njëri-tjetrin. E ftuar në një emision modelja bukuroshe tregoi se nuk i ka pasur kurrë qejf të famshmit, aq më tepër këngëtarët, por ja që “kurrë mos thuaj kurrë”.

Historia e njohjes nisi 7 vjet më parë, kur Jori, e shoqëruar nga i dashuri i saj, u përball për herë të parë me Frederico-n, në një club, në Torino, por ai në atë moment u soll keq: “Në një moment, unë po ecja vetëm dhe ai pyeti ‘kush është ajo’? Bënte edhe si garip. Pronari i tha është e dashura e shokut tim. Janë zënë është bërë një çështje pak kështu…. Të nesërmen i kërkon edhe falje të dashurit tim”. Më pas, Fredi i shkruan Jorit, por ajo iu përgjigj shumë keq: “Nuk më pëlqente fare, nuk më pëlqejnë çunat arrogantë që mendojnë se mund të të kapin lehtë…”.

Kështu kaluan vitet. Pas 3 vitesh, një mikeshë e saj i kërkoi të ishte pjesë e videoklipit, meqenëse ishte në Milano. Jori pranoi, por kur mësoi se këngëtari ishte Fred De Palma, asgjë nuk ndryshoi: “Ai ishte i dashuruar në atë periudhë dhe unë kam qenë e lidhur. Po super profesionalist, kemi folur vetëm 10 fjalë…”.

Dy vjet më parë, fundi i verës, Jori single dhe në gjendje jo shumë të mirë, pa humor: “Më shkruan në ‘Instagram’, edhe pse unë nuk u kthej asnjëherë përgjigje. Kisha neveri për këta të famshmit, sidomos këngëtarët. Po isha e mërzitur atë kohë. Filluam të flisnim dhe zbulova një anë tjetër të tij që më pëlqeu. Fred de Palma është personazh, po Federico është njeri tjetër…”, tha bukuroshja duke theksuar edhe një herë se janë shumë të dashuruar dhe shkojnë shumë mirë bashkë.