HomeLifestyle“Kur mendova se i kisha harxhuar të gjithë fishekët e mi…”/Gjesti hap...

“Kur mendova se i kisha harxhuar të gjithë fishekët e mi…”/Gjesti hap Kutinë e Artë! Surpriza që e priti këngëtarin

spot_img

Ethet e finales vazhdojnë, ndërsa është radha e Gjestit për t’u surprizuar si finalist i sezonit të 4-të të Big Brother VIP.

Banori është shprehur se pjesëmarrja në BBV Albania ka qenë ëndrra e tij. Në klipin me momentet më të bukura të rrugëtimit në shtëpinë më të famshme, Gjesti ka sjellë në kujtesë edhe ato më të vështirat. Finalisti theksoi se nuk do ta harronte kurrë dhunën fizike që ju ushtrua live gjatë spektaklit nga një tjetër banor i këtij formati.

Sapo kisha dalë prej BBV Kosova, më erdhi ftesa për BBV Albania. Kur mendova se gjithçka përfundoi, aty gjithçka nisi. E kam pasur ëndërr të jem pjesë e BBV Albania, por kur hyra vura re se ishte shumë e vështirë të gjeja një vend mes banorëve. Nuk i kuptonin gjestet e mija apo se si jam unë si njeri. Më kanë ofenduar dhe bullizuar, më kanë thënë gjithçka. Unë isha i distancuar nga të tjerët.

Kam qenë keq emocionalisht. Banorët e tjerë mendonin se unë kam qenë i favorizuar që kam ardhur prej një Big Brotheri tjetër. Aty mendova se i kam harxhuar të gjithë fishekët e m’i dhe s’më kishte mbetur asgjë, por ishte e kundërta. Aty filloi gjithçka.

Egli për mua ishte surprizë këtu brenda. Nuk e kam menduar se mund të kisha lidhje apo të krijoja romancë me dikë në BBV. Nuk kam dashur kurrë të luaja me ndjenjat. Ajo ka qenë personi më i besueshëm për mua në shtëpi. E kam ndjerë dhe i kam shprehur shumë sende. Momenti më i vështirë për mua ishte kur të gjithë banorët më thonin; “A e do? A e do?? Jo, ti nuk e do.”

Nuk ka pasur moment të vështirë për mua sesa t’i përgjigjesha asaj pyetje. E dua atë vajzë, e vlerësoj, por kam hasur edhe shumë vështirësi me të. Kujtoj momentin kur u hodha nga muri për shkak të ngarkesës psikologjike që kam pasur. Në ato momente kam thënë me vete se ndoshta nuk mund të kthehem më në BBV. Mendova se ishte fundi, por pak më vonë kuptova se ai veprim më ka ndryshuar si personazh. Synimi im brenda në shtëpi ka qenë t’i provokoja banorët deri në pikën e fundit, për t’i nxjerrë me zarf të zi. I shihja që ishin tipa të papërmbajtur, nuk kishin durim në lojë e dilnin prej vetes, kështu u gjeja pikën e dobët dhe ja dola.

Ka qenë shumë e vështirë të gjej njerëzit e vërtetë, kush më do e kush jo në shtëpi. Ndaj bëra edhe lojën e dollapit. Aty pashë që ishte vetëm Rozana dhe Egli që më donin sepse kanë qarë për mua dhe nuk donin të largohesha nga shtëpia. Ato ishin persona që kishin një energji të ngjashme me mua dhe donin që unë të rrija brenda.

Momentet që nuk kam për t’i harruar kurrë në BBV ishte me Eglin dhe prekja fizike nga një banor tjetër ndaj meje. Nuk më ka ndodhur kurrë më herët kjo gjë. Jam ndjerë shumë rëndë, si një person i pavlerë në ato momente. Mu duk vetja si përtokë, por të gjitha këto gjëra më bën edhe më të fortë.  

Ka pasur raste që kur doja të flija natën, mendoja për disa sende që më kishin mbetur në kokë, disa fjalë që m’i thoshin banorët; “Ti nuk ke shkollë. Shko mëso të lexosh, pastaj eja të flasësh me mua. Ti je i rrugëve. Ndërro stil, çfarë është ajo veshje”. Normal që më preknin pak dhe thoja me vete pse kam folur. Nëse diçka do të mbetej prej kësaj eksperience është të isha Besard Kelmendi, një njeri i thjeshtë por i vërtetë nga koka të këmbët.

Momenti që nuk do të doja kurrë ta hiqja nga mendja është takimi me motrën, vëllain dhe prindërit e mi. Pas përqafimeve që më dha familja ime e kuptova pse jam këtu dhe për çfarë luftoj”- tha Gjesti.

Pas rrëfimit në klip, Gjesti ka hapur Kutinë e Artë që iu dha nga Vëllai i Madh në fillim të natës finale. Në brendësi të saj ndodhet një mikrofon. Menjëherë pas hapjes së kutisë, produksioni ka shoqëruar banorin në skenë në të cilin ai ka performuar disa prej hiteve më në zë të momentit. Ndërsa, më vonë është takuar edhe me motrën e tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular