Laerti dhe Egli përmbyllin rrugëtimin e tyre si finalistë të Big Brother VIP 4, respektivisht në vendin e 3-të dhe 4-të.
Pas komunikimit të verdiktit të publikut dyshja janë larguar nga ambientet e shtëpisë më të famshme, ndërsa Rozana dhe Gjesti i kanë përciellë te dera e kuqe.
“Forca dhe suksese”- kanë qenë fjalët e kurajes të dhënë nga Egli dhe Laerti ndaj dy finalistëve të tjerë që automatikisht shkojnë drejt podit, duke u përballur ‘kokë më kokë’ për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.