HomeKronikeEkzekutimi i policit Muhamed Lika në Kosovë! Akti i parapërgatitur. U vra...

Ekzekutimi i policit Muhamed Lika në Kosovë! Akti i parapërgatitur. U vra nga një i mitur, që u ‘stërvit’ nga…

spot_img

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ofruar më shumë detaje rreth operacionit policor në Kaçanik, duke theksuar se ka kërkuar që Gjykata Themelore në Ferizaj të caktojë masën e paraburgimit për një person të mitur. Ky person dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e Policisë Muhamed Lika.

Sipas Prokurorisë, ngjarja ka ndodhur më 1 prill 2025, rreth orës 23:00, në Kaçanik. Personi i mitur, në bashkëpunim me disa të rritur, ka planifikuar dhe realizuar vrasjen e viktimës. Ata e kanë ndjekur dhe përcjellë viktimën pas përfundimit të punës deri te shtëpia e tij. Kur viktima ka hyrë në ndërtesën ku jetonte, personi i mitur e ka qëlluar me armë zjarri nga mbrapa.

Pasi është qëlluar, viktima, Muhamed Lika, është dërguar në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Kaçanik, ku është konstatuar vdekja e tij për shkak të plagëve të marra nga predhat e armës.

Ky akt i bashkëkryerjes do të cilësohet si “Vrasje e rëndë” sipas Kodit Penal të Kosovës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular