Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar mbasditen e djeshme një takim me gratë dhe vajzat në Kamëz. Gjatë fjalës së tij Rama tha se nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në krye të herës. Më tej Rama theksoi se sot jemi një qytet që mund t’i thuash qytet pa pasur frikë. Kryeministri gjithashtu u shpreh se dikur qytetarëve u vinte turp të thonin që jetojn në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë.
Rama: Nëse do të shohësh pse ka ndryshuar kaq shumë Kamza, mjafton të shohësh administratën e Bashkisë fal një burri që e ka kuptuar që në kryte të herës. Ka qenë fushata e parë e Rakipit kur ne tentuan t’i japim Kamzës një shans, por nuk mjaftoi. Në atë kohë për shumë nga vajzat e reja duket e pabesueshme por ishte në vitin 2011. Ishte e pamundur të shkoje në komision sepse ligjin e bënin disa burra të dhunshëm.
Nuk pati më asnjë problem sepse Rakipi vendosi gra në komision. Kjo ka qenë një nga shumë provat e realitetit ku gratë dhe vajzat ndihen të mbështetura jo të lëna vetëm. Jemi në një qytet që mund ti thuash qytet pa pasur frikë. Dikur i vinte turp dikujt të thoshte jetoj në Bathore sepse ishte njësoj të thoje që jetoj në kënetë,. Sot kjo është një e shkuar sepse me guxim Kamza zgjodhi rrugën e të ardhmes.