HomeAktualitetKrimet ZGJEDHORE/SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH dhe...

Krimet ZGJEDHORE/SPAK nis 60 hetues në 12 qarqe, bashkëpunim me SHISH dhe monitorim transfertave të parave

spot_img

SPAK ka konfirmuar zyrtarisht se vetëm në platformën on line “denonco krimin zgjedhor” janë regjistruar 19 materiale kallëzuese. Jo zyrtarisht shpjegohet se nuk ka vetëm përfaqësues të politikës që denoncojnë, por edhe qytetarë. Në këtë shifër nuk llogariten hetimet kryesisht  që kanë vënë në lëvizje grupin e prokurorëve

“Çështjen u janë shpërndarë grupit të prokurorëve sipas qyteteve që ata po mbulojnë”, tha gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha.

Në strategjinë e SPAK të bërë publike, ku përfshihet dërgimi në 12 qarqe  20 prokurorëve, 60 hetuesve të BKH  dhe 20 hetuesve financiarë  përmendet se nuk do të verifikohen vetëm kallëzimet dhe pretendimet, por edhe mundësia e përdorimit të administratës dhe infrastrukturës publike gjatë fushatës të  zgjedhjeve të 11 majit. Në këtë monitorim SPAK thotë se cilëson si partner përpos policisë së shtetit edhe Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Agjencinë e Inteligjencës Financiare. Këtë të fundit jo vetëm për shkak të informalitetit dhe qarkullimit të parasë cash, por edhe për transaksionet e dyshimta dhe ndjekjen e fondeve që vijnë nga jashtë. Fokusi tjetër është ndikimi I krimit të organizuar jo vetëm përmes blerjes së votës , presionit ndaj zgjedhësve por edhe financimit të paligjshëm të kandidatëve

Prokurorët kanë nisur takime për zgjedhjet në prokuroritë e zakonshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular