Blero Muharremi ka vite të shumta në skenë dhe është konsideruar si një nga artistët më të mirë. Ai tashmë ka krijuar hite të shumta e po vazhdon të jetë goxha aktiv në muzikë. Veç kësaj, artisti shqiptar është mjaft i pranishëm edhe me evente e mbrëmje të ndryshme.
Së fundmi është bërë virale një video e këngëtarit në fjalë, ku shihet duke performuar në zhanrin tallava. Shumë e kanë cilësuar si dështim për performanca live, në komentet që janë bërë në platforma si TokTok-u.
Duket se ai nuk i përket këtij lloj zhanri dhe për këtë mund të mos jetë i përgatitur në ato që i kërkon publiku. Sido që të jetë, ai ka një bagazh të gjatë artistik dhe numëron fansa të shumtë.
Vetëm pak ditë më parë, këngëtari ka habitur publikun me një performancë live që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale. Në një paraqitje të fundit, zëri i tij u dëgjua larg pritshmërive të fansave, duke sjell komente të shumta negative.
Nuk dihet nëse bëhet fjalë për një problem momental apo për një mungesë përgatitjeje, por një gjë është e sigurt kjo performancë ka lënë gjurmë dhe ka ndezur debat. Por teksa karriera e tij duket në pikë kritike, jeta private po shkon perfekt.
Pas shumë kohësh tashmë që përflitet se është në një romancë, Blero Muharremi ka vendosur të mos e fsheh më të dashurën e tij të re dhe ka publikuar një pjesë të portretit të saj. Në rrjetet sociale, Blero ka publikua një foto krah partneres së tij, teksa të dy pozojnë para një pasqyre.

Siç shihet edhe në foto, vajzës misterioze që i ka rrëmbyer zemrën Bleron, i duket vetëm një pjesë e fytyrës. Këngëtari ka qenë tejet i rezervuar në lidhje me këtë romancë, duke u kujdesur gjithmonë të mos postojë portretin e plotë të saj, por nuk ka kursyer dedikimet e veçanta për të dashurën e re.

Lajmi se ai ishte në një lidhje romantike pas ndarjeve të bujshme, u bë i ditur kur ku i fundit e uroi partneren e re për Ditën e Shën Valentinit.
Blero i bëri asaj edhe një urim mjaft romantik për ditëlindjen e saj, ku me anë të një postimi në Instagram la të kuptohet se romanca e çiftit po zhvillohet në distancë.
Teksa ka shfaqur një foto të duarve të tyre, të kapura së bashku Blero shkruante: “Gëzuar ditëlindjen e bukura ime! Do doja ta festonim vetëm në të dy siç dimë më së miri.”
