HomePolitikeDenoncim i kandidatit për deputet PD-ASHM, Atird Hoxha: Shkelje flagrante e ligjit...

Denoncim i kandidatit për deputet PD-ASHM, Atird Hoxha: Shkelje flagrante e ligjit në funksion të fushatës elektorale të PS

spot_img

Denoncim i kandidatit për deputet PD-ASHM, z.Atird Hoxha : Shkelje flagrante e ligjit në funksion të fushatës elektorale të Partisë Socialiste.

Ditën e djeshme, në fshatin Gjorm të Njësisë Administrative Brataj, janë konstatuar punime të dyshimta rrugore të kryera nga mjete të rënda betoni, në mungesë totale transparence, pa asnjë tabelë informuese dhe jashtë çdo procedure ligjore. Këto veprime ngjallin dyshime serioze për shfrytëzim të hapur të institucioneve publike për qëllime elektorale.

Bashkia Selenicë, nën drejtimin e kryebashkiakut Neril Bellaj, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Partinë Socialiste dhe kandidatin Vullnet Sinaj, po përdor mjete dhe burime publike në mes të fushatës zgjedhore për të ndikuar tek votuesit, në kundërshtim të plotë me ligjin dhe parimet e barazisë në garë.

Ne i bëjmë thirrje institucioneve përgjegjëse, përfshirë Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe organet ligjzbatuese, të ndërhyjnë menjëherë dhe të verifikojnë legalitetin e këtyre punimeve, burimin e financimit dhe objektivin e tyre real.

Partia Demokratike do të ndjekë me vëmendje çdo akt abuziv dhe do të bëjë publike çdo rast të përdorimit të burimeve shtetërore për përfitim elektoral. Qytetarët e Selenicës dhe të gjithë Qarkut Vlorë meritojnë zgjedhje të lira, të ndershme dhe pa presion apo manipulim.

Mjaft me mashtrime dhe përdorim të pushtetit për interesa personale e partiake!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular