Nga Diana Toma/Kandidate per deputetet e Koalicionit Euroatlantik
Dua…..
Dua qe Shqiperia te mbetet e shqipetareve, ndaj do perpiqem qe se pari shteti te mendoje per shqipetaret
Dua te jetoj me ndershmeri, ndaj dua te luftoj pandershmerine,
Dua te punoj ne profesionin tim, ndaj dua ta mbroj ate.
Dua qe me shendetin e qytetarit te mos abuzohet e te mos behet tregeti, ndaj dua te luftoj monopolet e sherbimit shendetesor. Jo vetem mos te mungojne barnat, por ato te jene me standartet e BE- se,SHBA-ve.
Dua qe familja te jete e forte dhe e mbrojtur, ndaj do perpiqem qe morali te triumfoje
Dua qe nje grua, te jetoje me dinjitet,ndaj do flas e do perpiqem dhe per ate qe s’ka ze e as fuqi,
Dua qe prinderit te kene kohe e mundesi te rrisin e edukojne femijet e tyre, ndaj do perpiqem te paguhen sa meritojne per oret e punes qe bejne
Dua qe ç’do femije qe do te arsimohet,ta kete kete mundesi edhe ne rastet,kur gjendja ekonomike e familjes se tij, nuk ja jep kete mundesi.Shteti te jete pergjegjesi i arsimimit te rinise.
Dua qe femijet t’u qendrojne prane prinderve, kur keta moshohen,ndaj do perpiqem qe rinia te mos largohet
Dua qe pronat e gjysherve tane, vene me mund e djerse, t’i trashegojne niperit e mbesat e tyre. Ndaj dua ta pres doren e gjate qe kerkon te zaptoje ate qe s’i takon
Dua qe prinderit tane, brezi i trete, te jetojne me dinjitet e te jene brez i nderuar ne shoqerine tone,ndaj dua te ndikoj ne politikat qe duhen aplikuar per kete brez.
Dua qe shqiptari, te mos vidhet nga shteti i tij,ndaj do perpiqem qe maskarai, hajduti, krimineli, te mos te arrijne ta perdorin si mburoje petkun e deputetit
Dua qe shqiptari te mos shohe si drite ne fund te tunelit , pasjen e nje pasaporte te huaj me çdo çmim, por qe pasaporta shqiptare,te renditet me te njejtin status, krahas pasaportave te vendeve te tjera te BE- se.
Dua…. dua shume gjera qe meriton shoqeria shqiptare, por qe te realizohen,duhet te luftoj se pari pandeshkueshmerine e te paprekshmeve te derisotem!- E vetme?!- Joooo,e paarritshme!!!- Se bashku?!- Pooooo,e mundeshme,e realizueshme,fitimtare!!
#SHQIPERIA MERITON ME SHUME#QELLIM# JO SLLOGAN#