Drejtuesi politik i Koalicionit Euroatlantik, Lulzim Basha tha në Euronews Albania se në këndvështrimin e tij, kryeminsitri Edi Rama ishte ai i cili i dha një ndihmesë Sali Berishës të rikthehej si kreu i Partisë Demokratike.
Sipas Bashës, kjo lëvizje e kryeministrit është një mënyrë për të dobësuar opozitën.
“Edi Rama bashkëpunon me Sali Berishën sepse i leverdis. Në këtë mënyrë, ai dobëson opozitën. Edi Rama ndihmoi në ri-instalimin e Berishës në krye të Partisë Demokratike në mënyrë që të vinte këtu dhe të telendiste PD-në.
Rama e kishte te thjeshtë zgjidhjen, të pranonte një Parti Demokratike, në krah me SHBA-të dhe me një lider të ri, apo të përpiqej të rikthente Sali Berishën në një proces të qartë përçarje.
Është mjaft e qartë zgjidhja e Edi Ramës, ishte për të përçarë opozitën. Opozita u përça për shkak të ndikimit të Ramës.
Unë besoj se në këto palë zgjedhje ka një zgjidhje, vota për numrin 5 është votë për të nxjerrë shokët e Edi Ramës nga burgu”, tha Lulzim Basha.