HomeAktualitetNën kujdesin e FED invest dhe Qendrës ABA organizohet Forumi Shqipëri-Kosovë: Qasja...

Nën kujdesin e FED invest dhe Qendrës ABA organizohet Forumi Shqipëri-Kosovë: Qasja në financa dhe bashkëpunimi midis agrobizneseve

spot_img

Tiranë – Në ambientet e hotelit “Hilton Garden Inn” në Tiranë u zhvillua Forumi i Biznesit me temën “Qasja në financa dhe bashkëpunimi tregtar i agrobizneseve ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë”, një ngjarje e rëndësishme për sektorin agrofinanciar, e cila mblodhi bashkë përfaqësues të institucioneve financiare, organizatave zhvillimore, agrobizneseve dhe donatorëve ndërkombëtarë.
I organizuar nga FED invest dhe Qendra ABA, në bashkëpunim me AgroDev Kosovo dhe KEP Trust, forumi synoi krijimin e një platforme bashkëpunimi për të forcuar qasjen në financa dhe për të ndërtuar ura tregtare ndërkufitare mes agrobizneseve të dy vendeve.
Në fjalët hapëse, përfaqësuesit e organizatave partnere, si z. Naim Krasniqi nga AgroDev Kosovo dhe z. Perlat Sulaj nga FED invest, theksuan rëndësinë e bashkërendimit për të kapërcyer sfidat me të cilat përballen fermerët dhe sipërmarrësit ruralë. Ata shprehën bindjen se përmes partneriteteve të tilla ndërkufitare mund të sigurohet zhvillim më i qëndrueshëm dhe i strukturuar për sektorin bujqësor.
FED invest, si institucioni më i madh mikrofinanciar në Shqipëri me një rrjet prej mbi 60 degësh dhe mbi 98 mijë anëtarë aktivë, vazhdon të luajë një rol kyç në përfshirjen financiare të zonave rurale dhe në krijimin e produkteve të përshtatura për sektorin agro.
Në këtë linjë, Qendra ABA, krijuar në vitin 2021 me mbështetjen e Projektit FiAS dhe JICA (Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar), funksionon si një qendër gjithëpërfshirëse edukimi dhe asistence për fermerët, duke ofruar trajnime, këshillime dhe informacion të përditësuar – online dhe në terren.
Në fjalën e saj përshëndetëse, znj. Anxhela Bushati, përfaqësuese e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, vlerësoi punën e institucioneve organizatore dhe përmendi bashkëpunimin me FED invest dhe partnerët ndërkombëtarë për përmirësimin e jetesës në zonat rurale, përmes projekteve si FiAS dhe themelimit të Qendrës ABA.
Forumi përfshiu dy panele diskutimi me pjesëmarrje të ekspertëve nga Shqipëria dhe Kosova:
• Paneli i parë, me temë “Qasja në financa për sektorin agro në Kosovë dhe Shqipëri”, solli diskutime të thelluara mbi sfidat e kapitalit dhe nevojën për produkte të personalizuara financiare për fermerët. Znj. Venera Hoxha nga Finance in Motion (EFSE Kosovo), z. Muharrem Krasniqi nga KEP Trust dhe z. Fatjon Limaj nga FED invest ndanë praktikat më të mira dhe përvojat institucionale në lehtësimin e aksesit në financa. Paneli u moderua nga z. Behar Gjoni, Drejtor i Biznesit në FED invest.
Paneli i dytë, me temë “Mundësitë dhe sfidat tregtare për agrobizneset ndërmjet dy vendeve”, vuri theksin te nevoja për harmonizimin e standardeve, përmirësimin e logjistikës dhe eliminimin e barrierave burokratike që pengojnë tregtinë bujqësore.
Paneli u moderua nga z. Eldi Çeco, Menaxher i Qendrës ABA, dhe përfshiu përfaqësues nga Shoqata e Agrobiznesit në Kosovë, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Shoqata Organika dhe Qendra për Promovimin e Eksportit.
Përfaqësuesja e EFSE nënvizoi rëndësinë e bujqësisë së qëndrueshme dhe përfshirjes së agrobizneseve në Listën e Gjelbër, si një mekanizëm i ri për të integruar zhvillimin ekonomik me qëllimet klimatike.
Në përmbyllje të forumit, u zhvillua sesioni B2B (Business to Business), ku përfaqësues të agrobizneseve nga të dy vendet shkëmbyen eksperienca dhe krijuan kontakte për bashkëpunime të reja tregtare.
Ky forum nuk ishte thjesht një tryezë diskutimi, por një thirrje për veprim konkret – për të krijuar zgjidhje që fuqizojnë fermerët dhe për t’i dhënë sektorit agro një perspektivë të re zhvillimi.
Me mbështetjen e institucioneve si FED invest dhe Qendra ABA, fermerët shqiptarë dhe kosovarë kanë sot më shumë mundësi për edukim, financim dhe akses në tregje të reja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular