HomeAktualitetSPAK heton tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e kompanive që fituan tenderin

SPAK heton tunelin e Llogarasë, sekuestrohen dokumentet e kompanive që fituan tenderin

spot_img

Tenderi me vlerë të paktën 2 milionë euro është vendosur nën hetimin e Prokurorisë së Posaçme

Prokurori i SPAK Dritan Prençi ka kërkuar sekuestrimin e dokumenteve të firmave private dhe ato të Ministrisë së Infrastrukturës në lidhje me këtë tender të dyshuar korruptiv ku përfshihen kotratat, kushtet e tenderit dhe dhe kostoja në total.

Bëhet fjalë për tenderin e Tunelit të Llogarasë, një investim i inaguruar përpara një viti. Prokuroria e Posaçme mësohet se ka sekuestruar dokumentet e kompanisë ‘Hill International NV’ dhe “Net Group” sh.p.k, kompani te cilat kanë kryer supervizimin e ndërtimit të tunelit të Llogarasë.

Ky hetim nga SPAK vjen në kuadër të hetimit që ka nisur më herët organi i posaçëm për ish-kreun e ARRSH-së Evis Berberit. Kompania ‘Net Group’, në pronësi të Valter Begajt, i cili më parë ia ka blerë Berberit, dyshohet se është favorizuar për të fituar  të drejtën e mbikqyrjes së punimeve në këtë tunel.

Hetuesit kanë dyshime se pikërisht lidhja dhe miqësia që firma private kishte me ish-kreun e ARRSH-së mund të kenë ndikuar në përcaktimin paraprak të fituesit. Nga hetimet e deritanishme SPAK akuzon ish-kreun e ARRSH Berberi se favorizonte mikun e tij Begaj në tendera përmes një kompanie që ai kontrollonte në mënyrë të tërthortë.

Kujtojmë se në dhjetor të vitit 2021, Ministria e Infrastrukturës  shpalli garën për tenderin për mbikëqyrjen e punimeve në ndërtimin e Tunelit të Llogarasë me fond limit 196 milionë lekë ose gati 2 milionë euro.

Në këtë garë morën pjesë disa kompani privave, të cilat u skualifikuan për shkak se nuk plotësuan kriteret e kërkuara në tender. Në këto kushte dy kompanitë “Hill Internacional N.V” dhe “Net-Group” u shpallën fitues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular