HomeAktualitetDosja "Partizani"/Sot sërish seanca paraprake në GJKKO, a do të ketë vendim?

Dosja “Partizani”/Sot sërish seanca paraprake në GJKKO, a do të ketë vendim?

spot_img

Sot në orën 13:00 pritet të zhvillohet sërish në GJKKO seanca paraprake për dosjen ‘’Partizani’, ku gjyqtarja Fjorela Davidhi pritet të vendosë kalimin ose jo për gjykim të Sali Berishës, dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurve të tjerë.

Një ditë më parë, Gjykata e Lartë rrëzoi edhe rekursin e bërë nga kreu i PD lidhur me masën e sigurisë detyrim paraqitjeje. Në seancën e fundit paraprake, e mbajtur më 18 prill, mungoi avokati Luan Hasneziri, përfaqësues ligjor i kompanisë “Homeplan”, i cili paraqiti një raport mjekësor. Të pandehurit kërkuan shtyrjen e seancës por gjyqtarja Davidhi vendosi zëvendësimin e tij me një avokate kryesisht, Pranvera Daci.

Në prani të saj u zhvilluan qëndrimet e prokurorisë dhe prapësimet e mbrojtjes. Megjithatë, për shqyrtimin e prapësimeve të kompanisë “Homeplan”, duhej prania e avokatit Hasneziri, dhe vendimmarrja u shty për sot, 23 Prill. Seanca e sotme pritet të jetë e fundit, dhe gjyqtarja do të tërhiqet për vendim.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular