HomeKronikeDrogë me postë nga SHBA me vlerë 20 mijë euro, arrestohet 23-vjeçari...

Drogë me postë nga SHBA me vlerë 20 mijë euro, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

spot_img

Një 23 vjeçar i identifikuar si Manuel Morella është arrestuar nga policia e Tiranës, pasi u kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar.

 I riu u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Policia ka sekuestruar  917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë të konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular