HomeAktualitetV*au vajzën e tij në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari palestinez në Liban. Pritet...

V*au vajzën e tij në Tiranë, arrestohet 49-vjeçari palestinez në Liban. Pritet të ekstradohet drejt Shqipërisë

spot_img

Është arrestuar në Liban 49-vjeçari Fadi Alwan, i cili akuzohet se ka vrarë vajzën e tij 24-vjeçaren Rayyan Alwan. Ngjarja u regjistrua rreth dy muaj më parë. 24-vjeçarja u gjet e vrarë në një apartament në Tiranë në rrugën “Gjon Muzaka”. 49-vjeçari u arrestua në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”.

Njoftimi i policisë:

“Në vijim të hetimeve të thelluara të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, dhe si rezultat i komunikimit të vazhdueshëm me strukturat homologe në Liban, nëpërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Beirutit, u kap në Liban, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, shtetasi palestinez 49 vjeç. Nga hetimet e deritanishme, dyshohet se ky shtetas në shkurt 2025, në një apartament në rrugën “Gjon Muzaka”, Tiranë, ka vrarë me mjet prerës, vajzën e tij”.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet strukturave të Interpolit, për të finalizuar procedurën për ekstradimin e këtij shtetasi, në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular