Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot komunikimin me qytetarët në “Sy m’Sy”, ku komentoi mënyrën e të bërit politikë dhe akuzat ndaj tij për gjuhë të ashpër.
Ai theksoi se batutat dhe ironia janë pjesë e stilit të tij politik ndaj kundërshtarëve që, sipas tij, nuk kanë kursyer asgjë për ta sulmuar personalisht.
Megjithatë, Rama shtoi se kurrë nuk ka kaluar kufirin për të prekur familjet apo jetën private të askujt, duke e cilësuar politikën si një “dyluftim me gjuhën shpatë”, por me kufij etikë.
“Unë bëj batuta e ironi me kundërshtarët që nuk më kanë lënë të gjallë e të vdekur, të mitur e të rritur e të moshuar pa u marrë e pa i mbuluar me baltë, ndaj më fal por nuk jam në kushtet që mund të më gjykosh ti. Politika është dyluftim me gjuhën shpatë, por ama kurrë duke cënuar familjet apo edhe vetë kundërshtarin përtej sarkazmës”, tha ai.