Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar edhe sot komunikimin e radhës me qytetarët përmes rubrikës “Sy m’Sy”, ku ka reaguar ndaj akuzave dhe fushatës së sulmeve personale kundër tij.
Ai i quajti “banalitete” dhe “turpe të pastra” akuzat për fotot e publikuara në rrjet, ndërsa sulmoi gjuhën e përdorur në tubimet e opozitës, duke veçuar deklaratat e Ilir Vrenozit në Korçë pak ditë më parë.
Rama theksoi se fushata aktuale nuk është e zbrazët nga temat, por përkundrazi, përfaqëson një moment kyç për të ardhmen europiane të Shqipërisë.
“Ka turp më të madh kur thonë unë i paskam thënë fëmijëve më shihni fotot lakuriq? Këta nuk kishin turp kur i nxorën ato foto.
Në Korçë e mori fjalën lideri i tyre i vërtetë Ilir Vrenozi, shfrenojnë gjuhën me një fjalë feje që ekzaltohen me fjalën më të ulëta të shqipes të ulëritura në mexhelis.
Këto janë historitë banale të këtyre ditëve. Ndërsa jam unë këtu për t’ju parë në sy të tërëve e për tju thënë që nuk është aspak vërtetë që kjo është një fushatë pa tema.
Është mundësia historike që kemi, fati ynë për anëtarësim”, tha ai.