Policia ka njoftuar përmes një reagimi zyrtar se nga sherri me sende të rënda ka mbetur i plagosur një 19-vjeçar, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja, sipas policisë ka ndodhur rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi.
I riu Kristi Fufi është goditur nga persona ende të paidentifikuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.