HomeKronikeMakinat bëhen copash në Tunelin e Kalimashit, 3 persona në spital

Makinat bëhen copash në Tunelin e Kalimashit, 3 persona në spital

spot_img

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm brenda Tunelit të Kalimashit në Kukës. Mësohet se si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, janë plagosur 3 persona.

“Rreth orës 10:15, në tunelin e Kalimashit, dyshohet se janë përplasur një automjet i subjektit përgjegjës për mirëmbajtjen e rrugës dhe një automjet tjetër.  Si pasojë janë dëmtuar shtetasit N. B., S. T. dhe E. Sh., të cilët janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit”, thotë Policia.

Në fotot e siguruara nga Klan News shihet se makinat thuajse janë shkatërruar nga përplasja e fortë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular