HomePolitikeMazniku: Numri i bizneseve në zonën ekonomike në Elbasan pritet të dyfishohet

Mazniku: Numri i bizneseve në zonën ekonomike në Elbasan pritet të dyfishohet

spot_img

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, njëherësh edhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për qarkun e Elbasanit, Arbjan Mazniku u shpreh sot se investimet strategjike në Elbasan janë një mundësi që do e kthejnë këtë qytet në një qendër të zhvillimit ekonomik.

Në një bashkëbisedim me biznesin për “Paqen Fiskale”, ku i pranishëm ishte edhe Kryeministri Edi Rama, si edhe ministri i Ekonomisë Petrit Malaj, Mazniku tha se zona ekonomike në Elbasan ku shteti është partner, ka rreth 11 kompani të pranishme që punësojnë rreth 200 persona dhe mbetet një model i bashkëpunimit të suksesshëm mes shtetit dhe sektorit privat duke krijuar mundësi për investime të huaja, por edhe punësim.

“Qarku i Elbasanit është duke kaluar një moment shumë të rëndësishëm si rrjedhojë e disa investimeve të rëndësishme që janë në proces, rruga Lekaj-Elbasan, bajpasi i Elbasanit, rruga nga Krasta në Qafë Thanë si edhe projekti i hekurudhës që i japin mundësi Elbasanit që të kthehet në qendër të zhvillimit ekonomik ku shumë kompani vijnë dhe investojnë në tërësi këtu”, tha ai.

Sipas Maznikut, zona e Metalurgjikut ka një potencial të jashtëzakonshëm për të shumëfishuar sasinë e prodhimit, ndërsa në një periudhë 5-6 vjeçare sasia e biznesit që zhvillohet në zonën Ekonomike dhe Metalurgjik pritet të dyfishohet duke sjellë një potencial të jashtëzakonshëm.

“Nëse Elbasani kontribuon 7% të PPB të vendit, 5% e gjithë volumit prodhohet në zonën Ekonomike të Metalurgjikut, dhe me potencialin e dyfishimit të asaj ekonomie që zhvillohet në zonën e Metalurgjikut, impakti jo vetëm në Elbasan, punësim dhe xhiro ekonomike në gjithë vendin është shumë i madh”, pohoi Mazniku.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular