HomeKronike“Një person u mor peng, e futën me forcë në makinë”/ Policia...

“Një person u mor peng, e futën me forcë në makinë”/ Policia sqaron ngjarjen: Ja çfarë ndodhi tek ish-Dogana

spot_img

Mbrëmjen e kësaj të enjte u raportua një pengmarrje në zonën e Ish-sheshit Shqiponja, por policia ka sqaruar rrethanat e kësaj ngjarje dhe bëhet fjalë për një çështje familjare, pasi njëri ka qenë në gjendje të dehur dhe kanë dashur vetëm të çojnë në shtëpi.

Njoftimi i Policisë:

Policia ka shoqëruar mbrëmjen e sotme në Komisariatin nr.3, katër persona, të cilët ndodheshin në një lokal në zonën e Doganës. Të shoqëruarit janë dy vëllezër, babai i tyre dhe një mik i familjes.

Pas largimit nga lokali, njëri prej të rinjve, në gjendje të dehur, ka refuzuar të hipë në automjet. Familjarët janë detyruar ta fusin me forcë në makinë për ta dërguar në banesë. Aktualisht, të katërt ndodhen në komisariat, ku po japin sqarime për ngjarjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular