Nje prej kandidateve te listes se Tiranes te Koalicionit Euroatlantik eshte dhe Fatmir Gjoçi, me origjine nga Lura e Dibres banues ne Athine dhe drejtues pllitik ne kryeqytetin grek nga vitit 2006. Ne nje nje postim ne FB, z.Gjoci rrefen veten para votuesve per tu treguar cfare perfaqeson si individ dhe kandidat.
Vetprezantimi nga Fatmir Gjoçi
Jam Fatmir Gjoçi, lindur në Lurë të Dibrës, në një familje të kësaj krahine e njohur në të gjithë Shqipërinë për bukuritë natyrore por më shumë, për vlerat e larta njerzore.
Në kohën kur në Shqipëri fryni era e demokracisë, fati deshi të isha në mes të studentëve Shkodran duke qënë dëshmitar i lëvizjes dhe revoltës qytetare të 13 Dhjetorit 1990.
Unë aty nisa studimet e mia profesionale dhe sot jam i diplomuar në menaxhim biznesi në “Universitetin Qiriazi” Kodër Kamëz Tiranë dhe profilizuar në Master Administrim Biznesi “International Business” në Universitetin Metropolitan Athinë Greqi.
Unë rrjedh nga një familje me tradita patriotike dhe antikomuniste, ndaj që në rininë time kam mbështetur zhvillimet demokratike duke qënë pjesë aktive e strukturave të saj që në themelimin e PD-së.
Si shumë bashkatdhetarë të tjerë, kam ndërtuar jetën paralelisht sa në Shqipëri, sa në shtetin fqinjë Greqi.
Aktiviteti aktual, veprimtari në fushën e ndërtimit, duke drejtuar Kompaninë e themeluar nga ana ime” MIROS CONSTRUCTIONS” në Athinë.
I aktivizuar në degën e PD Athinë Greqi, kam mbajtur funksionet e sekretarit organizativ të degës ne vitet 2006-2013, e nga 2013-ta për 12 vjet kam drejtuar degën PD Athine Greqi, sot Kryetar i Demokratve Euroatlantik.
Kam qënë një zë i fuqishëm për mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Greqi.
Demokracia në Shqipëri fatkeqsisht mbetet shumë e brishtë, dhe duke patur parasysh pengmarrjen nga klasa e vjeter politike, kam vendosur të kandidojë për një Shqipëri të demokratizuar në emër të Koalicionit Euroatlantik.
Të nderuar bashkqytetar!
Duke ju kërkuar votën, Ju jap fjalën!
-Do të jem një nga ju ne kuvend.
-Do të mbështes strukturat e drejtsisë për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë.
-Do të mbroj me konseguence të drejtat e emigrantve pasi i tillë jam edhe vete.
-Zoti, familja, kombi do të jenë pikat e orjentimit tim ne kuvendin e ardhshëm.
-Mosha e tretë do të jetë përparsia e vëzhgimit tim.
-Orjentimi drejt perendimit do të jetë deviza për fëmijët tanë, rininë e këtij vendi dhe të ardhmen e kombit , për të qënë dijnitoz mes kombeve të tjera properendimore, të Bashkimit Europian, Britanisë së Madhe dhe SHBA-ve.
SHQIPËRIA MERITON MË SHUMË!
