Një sherr me sende të forta ka ndodhur mbrëmjen e sotme (25 prill) në një rezidencë vilash në zonën e Lundrës, në Tiranë.
Policia bën me dije se i plagosur ka mbetur shtetasi me iniciale K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Sipas gazetari Igli Çelmeta sherri ka ndodhur brenda rezidencës Long Hill, te pishinat.
Tiranë/Informacion paraprak.
Rreth orës 19:15, në Farkë, në afërsi të një kompleksi, persona ende të paidentifikuar janë përfshirë në një konflikt dyshohet me sende të forta.
Si pasojë është dëmtuar shtetasi K. F., rreth 19 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit si dhe identifikimin e personave të përfshirë në konflikt.