HomeAktualitetVIDEO/Miqësi e vjetër, murgesha që theu protokollin dhe qëndroi në një vend...

VIDEO/Miqësi e vjetër, murgesha që theu protokollin dhe qëndroi në një vend të ndaluar për t’i thënë lamtumirë Papa Françeskut

spot_img

Një murgeshë 81-vjeçare, shoqe e ngushtë e Papa Françeskut për më shumë se katër dekada, emocionoi publikun me praninë e saj në Bazilikën e Shën Pjetrit, kur u lejua të anashkalonte protokollin dhe t’i afrohej arkivolit të Papës.

Murgesha franceze, Genevieve Zaningros, mbërriti në vendin e ceremonisë për t’u lutur, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit. Murgesha franceze, Genevieve Zaningros, mbërriti në vendin e ceremonisë për t’u lutur, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit.

https://www.dailymail.co.uk/embed/video/3421155.html

Një miqësi që filloi në Buenos Aires

Sipas Daily Mail, miqësia e saj me Papa Françeskun filloi kur ai ishte ende kryepeshkop i Buenos Aires, me emrin Jorge Mario Bergoglio. Përkushtimi i tyre i përbashkët ndaj të përjashtuarve nga shoqëria i bashkoi ata. Murgesha i kushtoi më shumë se 56 vjet mbështetjes së grave të margjinalizuara, kryesisht transgjinore, në Ostia, Romë.

Momenti prekës kur qëndroi pranë arkivolit

Në videon që u publikua në medie, murgesha duket se po i afrohet zonës së ndaluar përpara arkivolit, e shoqëruar nga një zyrtar i Vatikanit. Pavarësisht anashkalimit të protokollit të rreptë, pasi vetëm kardinalët, peshkopët dhe priftërinjtë lejohen të afrohen në këtë zonë të veçantë, por  megjithatë askush nuk ndërhyri.
Përkundrazi, ajo u lejua t’i thotë lamtumirë me qetësi.

E veshur me një shami blu, murgesha, të cilën Papa e quajti “L’enfant terrible” (fëmija i tmerrshëm), qëndroi në heshtje pranë arkivolit dhe me lot në sy, duke mbetur pa lëvizur për një moment.

Papa Françesku e kishte njohur punën e saj humanitare

Në korrik, Papa e kishte vizituar personalisht murgeshën në Ostia, për të nderuar publikisht punën e saj humanitare. Takimi u zhvillua në një qendër ekspozite, ku Papa shprehu respektin e tij për gruan që i kushtoi jetën e saj mbrojtjes së të dobëtëve.

Jeanningros jeton në një karvan me një murgeshë tjetër, Anna Amelia Giaketto. Çdo të mërkurë, ai shoqëronte gratë e pastreha, të varfra dhe transgjinore në Vatikan, ku Françesku i mirëpriti, u ofroi ushqim dhe mbështetje financiare. Prania e murgeshës pranë arkivolit të Papa Françeskut shkaktoi komente pozitive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular