HomeKronikeAksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete, përfshihet dhe...

Aksident i rëndë në aksin Prrenjas-Qafë Thanë, përplasen disa automjete, përfshihet dhe autobusi i ekipit të femrave të Skënderbeut! Disa mbeten të lënduar

spot_img

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në aksin kombëtar Prrenjas–Qafë Thanë ku është përfshirë autobusi që transportonte ekipin e femrave të volejbollit të Skënderbeut të Korçës.

Sipas informacioneve paraprake, autobusi ka dalë nga rruga, ndërsa dy autovetura janë përplasur mes tyre dhe kanë pësuar dëmtime të mëdha. Si pasojë e aksidentit disa persona kanë mbetur të lënduar dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore.

Shkak i aksidentit dyshohet se është parakalimi i gabuar dhe lagështia në rrugë. Ekipi i Skënderbeut në volejboll për femra po udhëtonte drejt Tiranës për të luajtur sot ndeshjen e dytë finale.

Autobusi është përplasur dhe ka përfunduar buzë kanalit, ndërkohë që vajzat e ekipit që kanë qenë përpara kanë pësuar dëmtime dhe disa janë traumatizuar.

Raportohet se gjendja shëndetësore e vajzave është e mirë. Vetëm dy-tre vajza kanë pësuar dëmtime të vogla por pa probleme për jetën

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular