38-vjeçari Kliton Sulce që goditi në kokë pas sherrit djalin e ish-deputetit demokrat Mhill Fufi është proceduar në gjendje të lirë.
Sipas policisë, i riu ka qenë një prej personave që ka goditur Kristi Fufin në rezidencën “Long Hill” në Lundër, ndërsa puna për identifikimin dhe për kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në konflikt.
Ndërkohë Kristi Fufi vijon të jetë në spitalin e Traumës për shkak të plagëve te marra.