HomePolitike6 milionë USD e lobimit të PD; Ylli Manjani: Janë skandal e...

6 milionë USD e lobimit të PD; Ylli Manjani: Janë skandal e për hetim penal! Ku i morën? Kush të jep 6 milion dollarë!!

spot_img

Nga Ylli Manjani

Nuk kërkoj e as uroj burgosjen e askujt. Me burg-burg-burgun si teori e praktikë politike jam në konflikt të thellë profesional e qytetar.

Nga ana tjetër sot kemi në paraburgim zyrtarë e politikanë që përfliten për shumë më pak sesa kontrata 6 milionë dollarëshe, si financim politik i huaj për Partinë Demokratike dhe nongratën e Berishës. Një financim jo transparent mjaftueshmërisht i arsyeshëm si dyshim për të justifikuar një hetim të menjëhershëm. 

E përsëris, nuk kërkoj e as uroj paraburgosjen e askujt. Por me standardet që janë vendosur si “kriter i fundit të pandëshkueshmërisë” llogjika ta do ose nënshkruesi i asaj kontrate dhe personi juridik PD arrestohen e bllokohen, ose të gjithë të arrestuarit e tjerë duhet të lirohen e të shohin punët e tyre në liri. 

Gjithnjë i referohem standardeve që janë vendosur praktikisht dhe jo që dëshiroj unë të jenë. Mbetem kritik i paraburgimit me dyshime.

Pooooor, kjo kontratë 6 milionëshe si sponsorizim politik i bën kontratat e tjera që kemi parë deri më sot të duken qesharake. Kontratat e Lulit dhe Monikës me lobistët amerikane ishin me vlera qesharake para kësaj. 

Kjo kontratë 6 milionëshe e bën Mekgonigalin të na duket një hallexhi e pabuks. 

Të gjitha këto kontrata pra Lulit, Monës e Ramës, të marra së bashku janë sa 1/6 e vlerës totale të kontratës 6 milionëshe të PD, e cila është dhe në opozitë të gjatë për më tepër. 

Tani kush po i relativizon problemet e vërejtura, unë apo vetë PD me kontrata të tilla që lidh?!
****
Insistoj në bindjen time që e kam thënë gjithmonë në publik:

Cilido politikan që harxhon para për të blerë Amerikën që të duket burrë i mirë me shqiptarët është maskara! 

Kjo sjellje më shumë sesa krim është fyerje e rëndë që i bëhet Shqipërisë dhe shqiptarëve. Këta të fyejnë sepse thonë haptaz se ne kemi Amerikën, dmth ç’na duheni ju.

Epo ikni e pallohuni me Amerikën pra!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular