HomeSportBarcelona fiton Copa Del Rey, katalanasit festojnë ndaj Real Madridit në “El...

Barcelona fiton Copa Del Rey, katalanasit festojnë ndaj Real Madridit në “El Classicon” e çmendur

spot_img

Barcelona fiton Copa Del Rey. Ekipi i Flick mundi Real Madrid 3-2, në finalen e luajtur në Sevilla që zgjati 120 minuta.
Në pjesën e parë ritmi ishte mjaft i lartë, me katalanasit që treguan dëshirë të madhe lojë. Në minutën e 28-të, Yamal dhuroi asist për Pedrin, me këtë të fundit që me të djathtën mposhti portierin kundërshtar.

Los Blancos përmbysën sfidën në pjesën e dytë. Mbappe vendosi ekuilibrat, ndërsa Tchouameni ktheu gjithçka në favor të madrilenëve. Spektakli nuk kishte mbaruar, pasi Torres ndëshkoi Realin. Koha e rregullt përfundoi në barazim 2-2 ndërsa në shtesë emocionet do ishin edhe me të mëdha. Në të 116tën goli i Kounde i dha trofeun Barcelonës, i 32-ti në histori.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular