HomePolitike"Ndryshimin e bëjmë së bashku", Pampuri me qytetarët: Ditë takimesh plot kujtime...

“Ndryshimin e bëjmë së bashku”, Pampuri me qytetarët: Ditë takimesh plot kujtime e nostalgji ku takon miq të prindërve

spot_img

Orjola Pampuri, kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, vijon takimet me qytetarët në Tiranë, duke sjellë një mesazh të fortë shprese dhe përkushtimi.

Në një ditë të mbushur me emocione dhe kujtime personale nga zona ku është rritur, Pampuri theksoi rëndësinë e të qenit pranë qytetarëve, për t’u njohur nga afër me shqetësimet dhe aspiratat e tyre. Me moton “Tirana meriton më shumë, Shqipëria meriton më shumë”, ajo fton qytetarët të besojnë tek ndryshimi dhe ta ndërtojnë atë me votën e tyre më 4 qershor.

Postimi:

Të jesh çdo ditë pranë qytetarëve, për ti prezantuar me alzernativën tonë për çdo shtresë të shoqërisë, është detyrim për secilin prej nesh që kërkojmë t’i përfaqësojmë në parlamentin e ardhshëm, për tu bërë zëri i problemeve të tyre dhe mundësia për t’i dhënë zgjidhje.

Së bashku me Tanin, Endin, Erikun, Vivin, Terin, Gentin, Amarin, Altinin, takuam tregtarë të vegjël dhe qytetarë, pranë pazarit të ri dhe përgjatë rrugës Hoxha Tasim, zona ku më ngjall kujtimet më të bukura të fëmijërisë, ku gjendet ende e bukur shtëpia e gjyshes sime, ku rrugët mbartin kujtimet e fëmijërisë, prej të cilave ime më duhet të bënte pazarin tek Pazari i ri, për të shkuar më pas në shtëpi tek rruga 4 Dëshmorët, Dega 8 sot, ku gjendet, shtëpia e babit tim, aty ku unë u linda e u rrita. Ditë takimesh plot kujtime e nostalgji ku takon miq të prindërve, të dajave e të xhajallarëve.

#TiranaMeritonMëShumë
#ShqipëriaMeritonMëShumë

Beso tek Shqipëria????????
Ndryshoje ti me votë të ardhmen e këtij vendi
Voto 4 Koalicioni Euroatlantik

ORJOLA PAMPURI

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular