Rozana dhe Neda kanë debatuar ashpër në “Post Big Brother VIP 4”, duke vijuar me akuza e tone të ashpra.
Banorja dhe opinionistja, bazuar në një përplasje të ndodhur shumë vite më parë, kanë kërkuar të sqarohen, por situata ka agravuar.
Rozana është ngritur në këmbë, teksa Neda ka vijuar më pas me sqarimin e saj.
Neda: Egli ka hyrë natën e statuseve. Mashtrimet e Rozanës.
Rozana: Neda pse nuk më lë ta përfundoj. Neda dhe Egli janë takuar përpara se Egli të hynte. Pash një video që Neda ishte shqetësuar.
Neda: Lëri manipulimet dhe gënjeshtrat.
Rozana: Neda ishte shqetësuar, sikur e kisha aksidentuar unë atë ditë që kishte ardhur në BBV. Fakti që ti je mirë pas 13 vitesh dhe unë nuk të kam sulmuar… Ti qesh me budallallëqet e tua.
Neda: Jo po qesh se je qesharake. Vetëm për mua dhe Gerta Gixharin ngrihesh në këmbë ti. Ulu qetësohu dhe flasim. Kjo është një manipulim. Çdo gjë që ti nxjerr nga goja gënjeshtra dhe mashtrime. Statuset kanë dalë kur unë kam qenë në shtëpinë e BBV. E di që ke mllef dhe urrejtje. Ti nuk ke shanse të më shtypësh, zero. Një njeri i shëndetshëm nga mendja dhe normal shpirtërisht nuk urren. Vajzat që nuk i njeh, i sheh nga televizori dhe urren.
Rozana: Nuk erdhe të kërkosh falje për imazhin që më ke prishur. Ti duhet të jesh shumë e kundesshme kur flet me mua.
Neda: Se po na bën kështu, do të të them unë ty një sekret, natën e famshme të 19 marsit unë ty të kam mbajtur në kurriz. Atë natë të kam shpëtuar fytyrën pikërisht me atë sjellje. Ti meritoje të të thoja se je përsëritëse në dhunë, agresive… që ty mos të të ndikonte finalja.