HomeOP EDShtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të...

Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret

spot_img

Nga Orjola Pampuri/Kandidate e Koalicionit Euroatlantik Qarku Tirane
Shtyllat kryesore, tradicionale të së djathtës, kanë qenë dhe jane ish të përndjekurit dhe pronaret.

☑️Këta dy grupe janë simbolikisht dhe realisht baza më e fortë morale dhe sociale mbi të cilën duhej te ndertohej e djathta.

1. Ish të përndjekurit politikë:

• Ish-të burgosurit, të internuarit, dhe familjet e tyre, që vuajtën represionin e diktaturës komuniste;

Kërkojnë drejtësi për krimet e komunizmit, rehabilitim moral dhe kompensim për vuajtjet.

• E konsiderojnë të djathtën si përfaqësuese të idealeve të lirisë, dinjitetit njerëzor dhe antikomunizmit.

2. Pronarët dhe trashëgimtarët e tyre:

• Janë të interesuar për rikthimin ose kompensimin e pronave të tyre dhe shohin të djathtën si mbështetëse të së drejtës së pronës private.

☑️Keto shtresa i japin të djathtës shqiptare një karakter të fortë antikomunist, pro-perëndimor (sidomos pro SHBA dhe BE) dhe konservator në vlera.

➡️Ndërkohë në Shqipëri ish të përndjekurit u lanë në harresë, nuk u ndjenë të përfaqësuar, pasi ish prokurorë, ish funksionarë të regjimit komunist nuk u dënuan kurrë, madje i bënë karshillëk shtresës së ish të përndjekurve duke patur pozita të larta e të pacënuar në asnjë moment. Pronarëve nuk iu rikthyen pronat, madje me një ligj të posaçëm u bë dhe më anarshi me to.

➡️Kjo ishte demokracia? Në 34 vite pamë të shpërblehen fëmijë, nipër e mbesa të ish funksionarëve në regjimin komunist, pronarët enden akoma gjyqeve për të drejtën e tyre themelore; pronat. Pa shkuar pronat tek pronarët e vërtetë ska integrim në BE.

➡️Tranzicioni duhet të marrë fund, bashkë me të dhe pandëshkueshmëria, vetëm kështu na hapen dyert për në Bashkimin Europian.

Beso tek Shqiperia🇦🇱.

Voto 4🗳️ Koalicioni Euroatlantik.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular