Drejtuesi politik i PD Qarku Vlore Bujar Leskaj vazhdon takimet elektorale fshat me fshate, rrugice me rrugice, dere me dere.
Statuset e Bujar Leskaj ne FB pas takimeve
Me datë 25.04.2025, së bashku me kandidatët për deputet të PD-ASHM z.Selaudin Neloj dhe z.Atird Hoxha zhvilluam një takim me banorët e Dukatit të Ri, njësia administrative Orikum.
Diskutuam miqësisht me banorët për problematikat që ka zona, programin e Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse, si dhe mbështetjen e gjithë krahinës ndaj kandidatit të PD-ASHM z.Selaudin Neloj, i cili është qytetar model dhe intelektual i spikatur.
Theksuam se rishikimi i reformës territorial-administrative për rikthimin e Orikumit Bashki është prioritet i Partisë Demokratike.
Investimet konkrete për zonën, subvencionimet për bujqësinë/blegtorinë, mundësitë e zhvillimit të agro-turizmit, anullimi i projekteve grabitqare të marrjes së ujit nga burimet ujore të zonës, çështjet e pronësisë dhe zgjidhja e tyre, janë disa nga angazhimet reale që do ndërmarrë Partia Demokratike mbas fitores së 11 Majit.
Në mbrëmje, datë 26.04.2025, zhvilluam një takim me banorët e fshatit Armen.
Në krye të takimit, mbajtëm një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të Papa Françeskut!
Banorët e Armenti, njerëz punëtorë e të ndershëm të braktisur nga pushteti qendror e vendor. Vuajnë mungesën e investimeve, papunësinë, varfërinë dhe braktisjen masive nga rinia.
Ndava pika nga programi i Partisë Demokratike, si e vetmja alternativë qeverisëse sot në vend, ku në qendër të tij qëndron individi, qytetari, fermeri, biznesi i vogël e i mesëm.
Mbështetja për fermerin, rritja e subvencioneve, grantet dhe kreditë e buta për blegtorët, ulja e çmimit të naftës, dyfishimi i buxhetit për bujqësinë, mbështetje për prodhimin vendas dhe anullimi i projektit të marrjes së ujit nga Lumi Shushicë, janë zotimet e Partisë Demokratike.
Qytetarët, të cilët tashmë janë të bindur se e vetmja mënyrë për të ecur përpara është Ndryshimi.
Ndryshimi fillon me Partinë Demokratike-Aleancën për Shqipërinë Madhështore !
Në takim isha i shoqëruar nga kandidatët për deputet të PD-ASHM z.Atird Hoxha, z.Ridvan Mersinaj dhe z.Romarjo Meminaj.
Po mbrëmjen e 22 prillit, z.Leskaj theksoi se zhvilluam një takim spontan në fshatin Peshkëpi, ku bashkëbiseduam e diskutuam miqësisht me banorë të zonës.