HomeKryesore“Tani fjala është e qytetarëve", reagimi i Taulanda Jupit: “SPAK foli, në...

“Tani fjala është e qytetarëve”, reagimi i Taulanda Jupit: “SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria

spot_img

Kandidatja për zgjedhjet e 11 majit në Tiranë, Taulanda Jupi, ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare në Facebook një opinion editorial të titulluar “SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria”, ku shpalos mesazhin e saj të fortë për drejtësinë, përgjegjësinë qytetare dhe të ardhmen e vendit. Në këtë shkrim, Jupi thekson se pas dekadash pritjeje dhe zhgënjimesh, qytetarët më në fund po shohin shenja reale të drejtësisë falë punës së SPAK. “SPAK e bëri të vetën. E tregoi se drejtësia është e mundur edhe në Shqipëri,” shkruan ajo, duke përgëzuar arrestimet e figurave të larta publike dhe dëshminë se askush nuk është mbi ligjin.

Sipas Jupit, momenti aktual nuk është thjesht një përballje politike, por një referendum historik për drejtësinë dhe qeverisjen e ndershme. Ajo nënvizon se:
Tani fjala është e qytetarëve. Është momenti që shqiptarët të tregojnë se duan që SPAK të vazhdojë punën i pashqetësuar dhe i pakërcënuar nga politika e korruptuar.”
Duke u bërë thirrje shqiptarëve për një angazhim të vendosur, ajo shkruan:
“Tranzicioni i gjatë, 34-vjeçar, i korrupsionit dhe i keqqeverisjes duhet të marrë fund. Kemi përgjegjësinë historike të ndërtojmë një epokë të re, të guximit, të ligjit dhe të respektit për punën dhe sakrificën.” Në përmbyllje, Taulanda Jupi i fton qytetarët të zgjedhin midis së shkuarës së mbushur me korrupsion dhe një të ardhmeje të ndërtuar mbi punë, barazi dhe shpresë:
“Historia nuk pret. Dhe as drejtësia.”

EDITORIALI I PLOTE

SPAK foli, në 11 maj flet Shqipëria

Për shumë kohë, drejtësia në Shqipëri ka qenë një premtim i pambajtur, një aspiratë më shumë sesa një realitet. Por sot, falë punës së palëkundur të SPAK, shqiptarët kanë parë se ligji mund të zbatohet edhe për më të pushtetshmit. Janë arrestuar ministra, kryebashkiakë, madje edhe ish-kryeministra e ish-presidentë. SPAK nuk ka kursyer as njeriun e dytë më të pushtetshëm në vend, duke dëshmuar se askush nuk është mbi ligjin.

SPAK e bëri të vetën. E tregoi se drejtësia është e mundur edhe në Shqipëri. Tani fjala është e qytetarëve. Është momenti që shqiptarët të tregojnë se duan që SPAK të vazhdojë punën i pashqetësuar dhe i pakërcënuar nga politika e korruptuar e 34 viteve tranzicion. Është momenti ynë për të mos lejuar që Shqipëria të rrëshqasë sërish në duart e atyre që e kanë mbajtur peng për dekada.

Këto zgjedhje janë më shumë se një përballje partish. Ato janë një referendum për të ardhmen e Shqipërisë. Është koha të tregojmë se e meritojmë një Shqipëri pa korrupsion. Një Shqipëri ku puna, jo nepotizmi dhe miqësitë personale, janë çelësi i suksesit. Një vend ku qeverisja nuk i shërben më një rrethi të vogël të privilegjuarish, por shumicës së ndershme që punon, që përpiqet, që nuk kërkon favore, por vetëm mundësi të barabarta.

Tranzicioni i gjatë, 34-vjeçar, i korrupsionit dhe i keqqeverisjes duhet të marrë fund. Kemi pëgjegjësinë historike të ndërtojmë një epokë të re, një epokë të guximit, të ligjit dhe të respektit për punën dhe sakrificën.

Shqipëria nuk ka nevojë për premtime boshe, por ka nevojë për vendime të guximshme. Nuk ka nevojë për justifikime, por për rezultate. Nuk ka nevojë për sundimtarë të rinj, por për shërbëtorë të përkushtuar të qytetarëve.

Sot është momenti që çdo shqiptar të zgjedhë: ose të vazhdojmë të ecim në batakun e të shkuarës, ose të nisim të ndërtojmë Shqipërinë e ëndrrave të fëmijëve shqiptarë. Historia nuk pret. Dhe as drejtësia.

✅ Voto Taulanda Jupi

✅ Voto Koalicioni Euroatlantik

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular