Liverpuli fiton kampionatin e Premier Ligës për sezonin 2024/25. Të kuqtë arritën të fitojnë titullin që iu mungonte prej katër viteve që nga sezoni 2019/20 duke qenë se 4 sezonet e fundit ka triumfuar Mançester Siti.
Vendasit mposhtën me shifrat 5-1 Totenhemin edhe pse iu nevojitej vetëm një pikë për të siguruar matematikisht titullin. Të parët që kaluan në avantazh ishin “Spursat” me Solanke, por më pas të kuqtë shënuan 3 gola brenda 18 minutave. Autorët e golave ishin Luis Diaz, Mek Alister dhe Gakpo. Kështu u mbyll pjesa e parë ndërsa në të dytën realizoi Salah dhe Udogie shkaktoi autogol.
Kjo është një arritje e madhe edhe për trajnerin Arne Slot i cili fiton titullin që në vitin e parë në pankinën e Liverpulit.
GOLI I LUIS DIAZ (VIDEO)
GOLI I MEK ALISTER (VIDEO)
GOLI I GAKPO (VIDEO)
GOLI I SALAH (VIDEO)