Zgjedhjet e 11 majit janë më të rëndësishme prej rënies së diktaturës. Qytetarët shqiptarë shkojnë para kutive të votimit me përgjegjësinë për të bërë jo thjesht ndryshim rotacioni politik, por për të rrëzuar politikën e vjetër, atë të vazhdimësisë së PPSH në dy subjektet e mëdha politike PS-PD, rrëzimin e tranzicionit të tejzgjatur dhe ngritjen e një politike të re, për qytetarin me personalitete të dala nga njerëzit e lirë.
Një prej 11 subjekteve politike në garë për parlamentin e ardhshëm është dhe Koalicioni Euroatlantik i cili shkon tek qytetarët me një listë kandidatësh të cilët kanë dal nga terreni, propozuar nga strukturat, janë njerëz që jetojnë çdo ditë e natë mes atyre që do të iu kërkojnë besimin më 11 maj 2025.
Kryeqyteti si asnjëherë tjetër ka një listë në Koalicionin Euroatlantik me njerëz të spikatur, të ndershëm dhe profesionistë, e sigurisht tironsish të papërfaqësuar sa duhet në politikë këto 34-vite, në listat e partive politike të tranzicionit. Njëri prej tyre në listën e Tiranës është në kuptimin e plotë të fjalës një njeri me integritet, babaxhan, rrezaton qytetari, është njëri i fjalës së dhënë dhe mbajtur, njeri i besës dhe spikat si politikan me normë të lartë morali dhe etikë komunikimi të nivelit ekselent.
Quhet Eduard Kelmendi. Ka lindur dhe është rritur në Tironë, aty ku ka hedhur hapat dhe ka marrë mësimet e para dhe ku sot ende banon në Njësinë Administrative nr.10, rruga e Bogdanëve.
I lindur në një familje tironse me tabon , Ed Kelmendi ka mundur të marrë më të mirën prej prindërish dhe gjyshërish për të qenë i edukuar, për të respektuar të tjerët, për të qenë solidar ndaj njerëzve në nevojë, për të patur si normë në të përditshmen e tij me bashkëqytetarët, NDERSHMËRINË.
Eduard Kelmendi është i martuar më Manolën dhe ka dy fëmijë: Shirli dhe Rei. Ka kryer studimet e larta për Inxhinieri Ndërtimi diplomuar në vitin 1989 pranë Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit.
Të gjithë ata që e njohin në lagje nga fëmijëria e hershme, apo të tjerë që kanë patur raporte pune, të tjerë që e kanë patur pjesë në familjen politike ku ka milituar, të flasin fjalët më të mira për të që përmblidhen në tri; fisnik, i ndershëm dhe profesionist. Këto tri pika të forta të karakterit të tij Eduard Kelmendi i ka shfaqur dhe shfaq kudo dhe me çdokënd. Ka ditur të jetë po ai Ed, që kanë njohur fëmijë, adoleshent, të ri deri sot që flasim. Ka ditur të ruaj të pa njollosur personalitetin në raport me njerëzit, ndaj sot me ballin lart mund të trokasë tek ta, pa droje për të kërkuar votën e tyre për t’i përfaqësuar në Parlament pas datës 11 maj 2025 si njëri prej tyre por duke qenë një zë i fuqishëm siç di të jetë pro qytetarit dhe kundër padrejtësisë. Vota për Eduard Kelmendin është votë garant që ai nesër në Parlament si deputet nuk do të zhgënjej por do të jetë mbrojtësi i interesave të qytetarëve të Tiranës pse jo dhe të nëpërkëmbura nga politika dhe pushteti pa dallim bindjesh, por kryesisht të majtët sa herë kanë qeverisur.
Eduard Kelmendi ka një karrierë të suksesshme profesionale dhe të qëndrueshme si një person që ka ditur që ta meritoj çdo detyrë që ka mbajtur dhe performuar mësë miri duke qenë një shërbëtor i mirë ndaj qytetarëve dhe garant i zbatimit të ligjit duke e patur si primare në çdo firmë të hedhur.
Pas diplomimit Eduard Kelmendi ka punuar në sektorin e investimeve në rrethin Mat deri në vitin 1992 ku me energjinë që e karakterizonte dhe të qenit i shkolluar për aq sa mundi la punë të mirë në atë zonë ku gëzon respektin e atyre me të cilët është njohur dhe ka punuar.
Në vijjim ka punuar në Drejtorinë e Ekonomike të Arsimit në Tiranë në funksionin e drejtorit deri në vitin 2001 kur u largua politikisht me firmën e Edi Ramës nga kjo detyrë të cilën e kreu me përgjegjësi dhe përgjegjshmëri maksimale. Përgjatë viteve 2001-2007 ka qenë i vetëpunësuar në fushën e ndërtimit si profesionist i lirë. Në vitet 2007-2015 Eduard Kelmendi ka mbajtur detyrën e nënkryetarit të Njësisë Bashkiake nr.10 me kryetar Gerti Bogdanin dhe Blendi Fugën. Persekutimi politik do ta ndiqte sërish kur në vitin 2015 z.Kelmendi largohet nga kjo detyrë me firmën e Erion Veliajt dhe prej këtij viti është i vetëpunësuar në sektorin privat si profesionist i lirë. I gjithë angazhimi politik i Eduard Kelmendit ka qenë djathtas pavarësisht mosvlerësimit sa duhet të lidershipit ndër vite, veçmas kur forca politike që i përkiste ishte në pushtet. Nuk iu vlerësua as kontributi politik, por nuk iu mor as eksperienca profesionale e duhur nga një njeri që dëshironte të jepte më të mirën nga vetja në mbrojtje të kauzave të cilat mbronte dhe besonte. Eduard Kelmendi është anëtar dhe themelues i PD së qytetit Tiranë nga viti 1990 dhe themelues i degës së PD rrethit Mat 1991 i pashkëputur asnjëherë dhe aktualisht ai është i angazhuar në strukturat dhe kryetar i Demokratëve Euroatlantik- Koalicionit Euroatlantik dega nr.10, Tiranë.
Ka pranuar ftesën e Lulzim Bashës për të qenë në listën e qarkut Tiranë si kandidat për deputet i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit 2025.
Vjen në këtë kandidim si aktivist politik prej vitit 1990, por me kontribute shoqërore të konsiderueshme, individuale dhe familjare duke zbatuar me rigorozitet e korrektësi ligjin gjatë karrierës 35-vjeçare. Pranoi kandidimin duke menduar se: Alternativa e drejtuesit politik të Demokratëve Euroatlantik Lulzim Basha, por dhe Endri Hasa është rrugëzgjidhja për daljen nga kjo situatë shumë e rëndë për Shqipërinë dhe krizën që po kalon shoqëria jonë.
Argumentet që plotësuan vendimmarrjen e tij për kandidim pranon se janë: Vetingu i politikanëve dhe rotacioni i nevojshëm politik.
