Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga objektet arsimore të ndërtuara në vend nga të cilat kanë përfituar rreth 200 mijë nxënës.
Rama shprehet në një postim në rrjetet sociale se “kolana e 450 shkollave të reja të që kemi ndërtuar është shëmbëlltyrë e vizionit tonë për arsimin që duam”.
Gjithashtu janë ngritur 340 laboratorë inteligjentë në shkolla dhe janë ndërtuar 200 terrene dhe palestra sportive.
Kryeministri Rama ka deklaruar se deri në fund të mandatit të ardhshëm do të ndërtojnë edhe 200 shkolla të reja.
Gjithashtu, çdo klasë do të jetë e pajisur me kamera inteligjente, duke rritur kështu sigurinë në shkolla. Për këtë qëllim, Qeveria ka marrë vendimin për forcimin e sigurisë në të gjitha institucionet arsimore parauniversitare.
Oficerët e sigurisë do të jenë të pranishëm në më shumë shkolla, duke përfshirë edhe ato profesionale.
Për herë të parë shkollat 9-vjeçare me 350 nxënës do të kenë oficerë sigurie, ndërsa shkollat me 900 nxënës do të kenë dy oficerë sigurie.