HomePolitikeKontrata 6 milionë USD, analisti Lutfi Dervishi: PD i ka bërë një...

Kontrata 6 milionë USD, analisti Lutfi Dervishi: PD i ka bërë një dhuratë kryeministrit Rama. Do ta shfytëzoje keto 10 dite

spot_img

Analisti Lutfi Dervishi tha se PD i ka bërë një dhuratë kryeministrit Rama që do ta shfrytëzojë në diskursin e tij gjatë 10 ditëve të mbetura të fushatës elektorale.

“Sigurisht kjo është një dhuratë për kryeministrin që të krijojë një agjendë dhe narrativë tjetër, agjendë tjetër dhe të flasë i shqetësuar për transparencën financiare. Si me LaCivitan si strateg, si me kontratën e lobimit duhet ndjekur parimi i transparencës, çështja nga vijnë paratë, si përdoren etj… Ka një raportim të gabuar, se thuhet 6 milionë dollarë sikur këto ekzistojnë dhe janë paguar, ndërkohë që kjo është një kontratë publike. KQZ tha se presim të bëhet deklarimi siç është legjislacioni në fuqi për transparencën financiare. Përtej kësaj është një dhuratë për të mos folur për zgjedhjet në një kohë që praktikisht, PD duhet ti kishte paraprirë kësaj, duke dalë në një deklaratë shtypi, pa pritur që ta nxirrte media e të bëhej çështje”, tha Dervishi në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN. 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular