HomePolitikeKreu i PAA Agron Duka: Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe...

Kreu i PAA Agron Duka: Njeriu që kërkoi një copë rrugë dhe rebelimi i kryeministrit!

spot_img

Nga Agron Duka
E shikoni këtë burrë? Ky u bë njeri publik, sepse gjatë një takimi elektoral të kryeministrit në lagjen Shkozë në Tiranë, tha se rruga e lagjes është copë-copë dhe po u shkatërron makinat. Në shtëpi nuk ka ujë, por rruga është ujë e baltë. Nuk duam asgjë tjetër, na bëj atë rrugë…

Edhe një gjë – tha ai – edhe një kotec pulash të bësh, të vijnë të gjithë, polici i rendit, polici i bashkisë, IKMT, AKMT, dhe të gjithë duan para në dorë…

Kryeministri nuk foli as për rrugën as për ujin, por nisi të shantazhonte qytetarin: Ke prova, hajde. Pas këtij takimi do ikim të dy në polici, ta denoncosh aty atë dhe ata që të kërkuan para. Pse flet në përgjithësi, pse prish imazhin e policisë? Hajde denoncoje tani, kush është ai që të kërkoi para…

Në mbështesim denoncimin zyrtar të çdo nëpunësi e funksionari publik të korruptuar. Por është e paimagjinueshme sjellja e një kryeministri ndaj një qytetari, që në një takim elektoral kërkon të ndërtohet rruga dhe flet për korrupsionin. Në fakt, shumëkush ka rënë pre e këtyre nëpunësve të korruptuar, kur ka tentuar të ndërrojë edhe një tjegull të thyer në çati.

I mësuar vetëm me ata që i thurin këngë e hedhin valle për nder të tij, apo ata që pohojnë “se mollët i preva, pasi s’kam ku të shes prodhimin, por ti e meriton edhe mandatin e 5-të” 🍏, apo ata që thonë se “kam 10 vjet që më sorollasin për letrat e shtëpisë edhe pse e kam bërë të gjithë procedurën, por sërish unë ty do të votoj” 📝, kryeministrit i duket gjëmë e madhe që dikush t’i kërkojë të shtrojnë rrugën, të sjellë ujin apo të denoncojë korrupsionin.

I zgjedhuri është shërbëtor i atij që e zgjedh. Ai paguhet për të qeverisur e për të shërbyer. Por pushteti absolut dhe i gjatë të bën arrogant. Paraja e madhe e padjersitur të bën të fortë e agresiv 💰. Të duket sikur po të hyjnë në hak kur të kërkojnë të bësh punën apo të kërkojnë llogari pse vjedh.

Ja pse në 11 Maj, Rama nuk duhet votuar më! ❌

Votoni PAA dhe “Shqipëria Madhështore”! ✅

Çdo votë për ne do të jetë votë për veten tuaj! ✊

#ShqipëriaMadhështore#PAA#VotoPAA#11Maj

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular