HomeAktualitetVIDEO/Lobimi 6 mln $ i PD, Duka: Mua s'më ka pyetur njeri,...

VIDEO/Lobimi 6 mln $ i PD, Duka: Mua s’më ka pyetur njeri, nëse nuk është ligjore…

spot_img

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka komentoi në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN, zhurmën e krijuar rreth kontratës së lobimit të Partisë Demokratike në SHBA, që kap vlerën e 6 milionë dollarëve.

I pyetur për reagimin e kryeministrit Edi Rama rreth kësaj çështje, Duka tha se ai nuk ka dijeni mbi kontratën e firmosur nga aleatët e PAA-së, por bën thirrje për transparencë financiare dhe shprehet se drejtësisë i takon të zbardhë këtë.

“S’e kam idenë fare! Bën shumë mirë që kërkon transparencë. Gjithsesi do të ishte më mirë të rrinte indiferent për këtë punë, por ata që merren, drejtësia, natyrisht duhet të kërkojë transparencë. Nëse është ligjore, ok, nëse nuk është personat që janë përgjegjës natyrisht që të penalizohen për këtë punë”, tha Duka në “Debat” nga Alba Alishani në A2 CNN.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular