Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Dekalog nga Roland Qafoku në DritareTV sulmoi Tedi Blushin të cilin e akuzon se ka shkatërruar partinë. Sipas Kryemadhit Blushi u pasurua me shkatërrimin e partisë.
“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut, me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë.”, tha Kryemadhi në DritareTV.