Aktivitetet kulturore në Kamëz nuk kanë të sosur. Ato kanë gjetur mbështetjen e vazhdueshme të Bashkisë e cila ka qenë mjaft e vëmendshme sidomos kur nismat kanë ardhur nga të rinjtë dhe shkollat, por të shumta janë dhe planifikimet vjetore të institucionit të Bashkisë përmes stafit të Qendrës së Kulturës “Artan Cuku” me drejtoreshe Rigelsa Gupe të cilët përmbushin me përpikmëri çdo detyrë për të realizuar sa më mirë aktivitetet për komunitetin. “FOLKYOUTH festival” organizohet me mbeshtetjen dhe kujdesin e drejteperdrejte te Bashkise Rakip Suli. Në këtë aktivitet morën pjesë 20 shkolla dhe mbi 400 nxënës ku performuan në mënyrë të shkëlqyer ku për aktivitet pati certifikata mirënjohje për pjesëmarrjen si dhe vlerësime për me të talentuarit.
Statusi i Rakip Sulit ne Facebook
Emocion, talent dhe energji rinore pushtuan skenën në Parkun e Liqenit të Paskuqanit, në FOLKYOUTH festival
Në një atmosferë të mbushur me ngjyra, tinguj e duartrokitje, shkollat pjesëmarrëse sollën valle, këngë dhe interpretime mbresëlënëse, në kategorinë #junior dhe #adult, në zhanret:
Kolazh valle;
Instrumentale;
Këngë.
Faleminderit të gjitha shkollave pjesëmarrëse për emocionet e dhuruara.
#FolkyouthFestival #ArtiRinor