PSG triumfon 0-1 ndaj Arsenalit në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League. Parisienët e nisën “zjarr” sfidën, teksa shënuan shumë shpejt me Dembele.
Në fillimin e pjesës së dytë, londinezët barazuan shifrat me Merinon, por goli nuk u konsiderua i rregullt. Të besuarit e Luis Enriques shkojnë në aktin e kthimit me një avantazh të madh, ndërsa djemtë e Artetas do provojnë përmbysjen e madhe. Të mërkurën luhet supersfida tjetër mes Interit dhe Barcelonës, takim ky që premton spektakël.